Temperaturat e larta, dëmet në shëndet

Ngërçet muskulare:

Ndër më të shpeshtat janë dhimbjet apo ngërçet muskulore, të shkaktuara nga humbja e lëngjeve dhe e elektroliteve, sidomos tek personat që kryejnë aktivitet fizik të shpeshtë, por edhe tek personat që përdorin medikamente për shtimin e urinimit.

diell2Skuqja e lëkurës

Karakterizohet nga puçrra të vogla, të kuqe e japin kruarje enjtja (edema), sidomos në kyçet e këmbëve, të shkaktuara nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe mbajtja e ujit.

Gjendje të fikëti

Shoqërohet me marrje mendsh apo të fikët për shkak të humbjes së lëngjeve, zgjerimit të enëve të gjakut, të sëmundjeve kardiovaskulare apo marrjes së disa medikamenteve.

Humbja e lëngjeve

Dehidratimi ose siç njihet në gjuhën e përditshme humbja e lëngjeve, është shumë i zakonshëm, shkaktohet nga mungesa e ujit ose natriumit(sodiumit), lidhet me shenja jo-specifike si,lodhje, ndjenja e të ndjerit pafuqi, marrje mëndsh, kolaps i qarkullimit të gjakut. Kjo ndodh kur temperatura e brendshme është midis 38 ° dhe 40 ° C dhe nëse nuk trajtohet transformohet në goditje nga nxehtësia.

Goditja nga nxehtësia

Vjen nga qëndrimi në ambiente shumë të nxehta të mbyllura, me lagështi e pak të ajrosura. Djersa është në sasi të pakët e pengon avullimin e nxehtësisë së trupit. Shoqërohet me temperaturë të lartë,etje të shumtë,lëkurë të nxehtë,rrahje zëmre të shpejta, frymëmarrje e shpejtë dhe ulje e presionit arterial.

ha ushqimProblemet për pacientët me sëmundje kronike

Rëndim të një sërë sëmundjesh kronike, sidomos sëmundja e hipertensionit, sëmundje të zemrës, astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike, diabeti, insuficienca e veshkave, sëmundjet mendore e nervore si parkinsoni, alzhaimer, skizofrenia, demenca etj.

Infeksionet dhe helmimet ushqimore

Infeksionet nga ushqimet shkaktohen nga salmonella, shigella etj. si rezultat i higjienës personale të ulët, nga ngrënia e zarzavateve të gjalla, i ushqimeve të pagatuara apo të pakonservuara në mënyrë të drejtë si mishi, vezë, sallamet, produktet e detit, qumështi sallatrat etj. Intoksikacionet për shkak të ushqimeve vijnë nga ushqimet me përmbajtje toksine nga stafilokoku, parazitët etj. Intokskacionet ose siç thuhet ndryshe helmimet ndodhin nga përdorimi i ushqimeve të skaduara, ushqimeve që nuk gatuhen në mënyrë korrekte apo të ringrohura jo korrektësisht etj

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore