Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

jë studim i ri tregon se kur temperaturat rriten mbi 20 gradë, lind më pak fëmijë meshkuj krahasuar me femrat. Hulumtuesit nga Universiteti i Oxfordit zbuluan se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të rrisë mortalitetin prenatal në shtatzënitë e hershme, veçanërisht tek fetuset mashkullore. Për shumë vite, raporti gjinor i lindjeve, proporcionimi i djemve ndaj vajzave ishte menduar të ishte konstant, i përcaktuar gjenetikisht dhe i pandryshueshëm nga faktorët socialë ose mjedisorë. Megjithatë, rezultatet e publikuara në Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (PNAS) tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në numrin e djemve dhe vajzave të lindur globalisht.

Hulumtuesit analizuan të dhëna nga mbi pesë milionë lindje në 33 vende të Afrikës Sub-Sahariane dhe në Indi. Ata zbuluan se nxehtësia ambientale mund të rrisë mortalitetin prenatal në shtatzënitë e hershme, veçanërisht tek meshkujt, në të dyja rajonet. “Temperatura ka një ndikim themelor në riprodhimin njerëzor duke përcaktuar se kush lind dhe kush jo”-tha Abdel Ghany, bashkëautor i studimit.

Ai shtoi se këto rezultate tregojnë se temperatura ka pasoja të matshme për mbijetesën e fetusit dhe për sjelljet e planifikimit familjar, duke ndikuar në përbërjen e popullsisë dhe balancën gjinore. Studimi identifikoi 20 gradë Celsiusin si temperaturën ku shfaqet ky efekt, edhe pse ditët më të nxehta nuk rrisin proporcionalisht ndikimin. Hulumtime të mëparshme treguan se ekspozimi gjatë shtatzënisë rrezikon aftësinë e trupit të nënës për të rregulluar temperaturën, duke rritur rrezikun e humbjes së shtatzënisë.

Nëse nëna është e dehidruar, foshnja mund të mos marrë gjak, oksigjen ose lëndë ushqyese të mjaftueshme. Nxehtësia ndikon jo vetëm në shëndetin e nënës, por edhe në sjelljet e planifikimit familjar. Temperaturat e larta mund të ndikojnë në aksesin tek aborti përmes vështirësive në lëvizje ose për shkak të pasigurisë financiare dhe reduktimit të të ardhurave./tar

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër