Temperaturë mbi 39 gradë? Mjekja: Mos neglizhoni, mund të prekë trurin

Lija e dhenve është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela-zoster”. Lija e dhenve (Variçela) nuk duhet ngatërruar në radhë të pare si nocion me linë e vërtetë (Variola),për të cilën ne jemi të vaksinuar qysh në fëmijërinë e hershme.

Pediatrja Mirela Dibra tregoi në emisionin GoodMorning Albaninas në Euronews Albania rreziqet që mund të shkaktojë në organizmin e fëmijës lija e dhenve.

Ajo këshilloi që në rast të temperaturës së lartë të zgjatur, duhet shkuar urgjent te mjeku pasi lija e dhenve mund të shkaktojë encefalit te fëmijët.

“Ndër komplikacionet që mund të japë lija e dhenve është prekja e mushkërive, që mund të kalojë në bronkopneumoni. Por mund të kemi edhe encefalite, pra prekje të trurit. Kështu që nëse temperatura është mbi 39a gradë për një kohë të gjatë, fëmija ka përgjumje, qafa e ngurtësuar janë simptoma që prindi duhet t’i vlerësojë me seriozitet dhe ta paraqesë fëmijën te mjeku”, tha pediatrja.

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh