“Terapia e muzikës”, ja çfarë i bën trupit dhe mendjes!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

terapi muzike“Terapia e muzikës” është ende një fushë në zhvillim. Ata që bëhen terapistë të certifikuar të muzikës, janë muzikantë të cilët kanë njohuri të thellë se si muzika mund të evokojë përgjigje emocionale për t’u çlodhur apo stimuluar njerëzit, ose t’i ndihmojë ata të shërohen. Ata kombinojnë këtë njohuri me një shumëllojshmëri të gjerë të stileve muzikore, për të gjetur një lloj të veçantë muzike që të udhëzojë pacientët në meditim. Ata përzgjedhin muzikë në zhanrin tuaj të preferuar, qoftë ajo pop, elektro apo opera.

Terapistët e muzikës kanë disa kufij. Ata mund të luajnë muzikë për ju, ose me ju, ose edhe t’ju mësojnë se si të luani një instrument. “Teknologjia na jep aq shumë qasje në të gjitha llojet e muzikës dhe ju mund të gjeni dhe të luani pothuajse çdo lloj të muzikës që ju pëlqen”, thotë Lorrie Kubicek, trapiste muzike prej vitesh në spitalin “Massachusetts General”.

Hulumtimet e kryera së fundmi dëshmojnë se kjo terapi muzike, është më shumë se një përfitim i mirë. Ajo mund të përmirësojë rezultatet mjekësore dhe cilësinë e jetës në mënyra të ndryshme.

  • Përmirëson procedurat invazive
  • Mund të ndihmojë njerëzit të cilët kanë pësuar një goditje në tru
  • Redukton efektet anësore të terapisë kancerit
  • Lehtëson dhimbjet e ndryshme të trupit
  • Përmirëson cilësinë e jetës për pacientët me sëmundje mendore

Burimi: http://wwwhealth.harvard.edu/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?