Terapia e re për kancerin shkakton vdekjen e 3 pacientëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

terapi_kancer_3 te vdekur

Testet e para të një terapie të re për kancerin, ku qelizat e bardha të gjakut modifikohen për të sulmuar qelizat kancerogjene, kanë shkaktuar vdekjen e 3 pacientëve. Si pasojë e kësaj, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të testeve.

Terapia e re, e quajtur JCAR015, përdor qelizat imune të modifikuara gjenetikisht, njohur ndryshe si qelizat CAR-T, për të trajtuar leuceminë akute lymfoblastike (ALL) tek të rriturit, një kancer i sistemit imunitar që nis nga versionet e para të qelizave të bardha të gjakut, të quajtura limfocites në palcën e kockave.

Sapo qelizat e modifikuara CAR-T rifuten tek sistem i qarkullimit të gjakut i pacientit, ata duhet të parandalojnë përhapjen e kancerin. Gjatë një studimi të kryer në fillim të këtij viti, 94% e pacientëve të prekur nga stadi i fundit i kancerit, të cilët u trajtuan me qelizat CAR-T, shfaqën përmirësime.

Trajtimi ishte shumë premtues për luftimin e kancerit, por, pas vdekjes së 3 pacientëve, është vënë në mëdyshje nëse duhet të vazhdojnë testime të tjera apo jo.

Tre pacientët, të gjithë të moshës nën 25 vjeç, kanë klinikën “Juno Therapeutics Phase II”, e cila ka përdorur qelizat CAR-T për të trajtuar leuceminë akute limfoblastike. Pacientët vdiqën pas një akumulimi të lëngjeve të tepërta në trurin e tyre. Në të gjitha rastet, vdekjet ndodhën pasi u shtua ilaçi fludarabine gjatë trajtimit.

Vdekja  e parë ndodhi në muajin maj, por klinika nuk ishte i sigurt për shkaktarin e vdekjes. Ndërsa dy vdekjet e tjera ndodhën njëra pas tjetrës pas akumulimit të lëngjeve në trurin e pacientëve. Këto dy vdekje tërhoqën edhe vëmendjen e FDA-së, e cila mori menjëherë vendimin që të ndaloheshin përkohësisht testimet.

Burimi: Gizmodo / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis