Tërshërë në mëngjes, jo vetëm do të bini në peshë, por do të keni dhe përfitime të tjera shëndetësore

Përshati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tërshëra është futur në listën e “super ushqimeve” për shkak të përfitimeve të shumta që mbart. Të nisësh mëngjesin me tërshërë do të thotë jo vetëm të bini në peshë, por të merrni edhe një sërë përfitimesh të tjera, ja disa prej tyre:

Është e ulët në kalori, ndalon dëshirën e të ngrënit: një kupë tërshërë ka vetëm 130 kalori. Përveç kësaj, një kupë tërshërë ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndalon dëshirën e të ngrënit.

Ka vlera të shumta ushqyese: tërshëra është e lartë në fibra dhe proteina, e ulët në yndyrë, prandaj është një alternativë shumë e mirë për t’u konsumuar para stërvitjes.

tershere1Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2: fibrat e larta dhe karbohidratet komplekse e ngadalësojnë kthimin e këtij ushqimi në sheqerna të thjeshta.

Redukton nivelin e kolesterolit të keq: tërshëra këtë gjë e bën pa ndikuar në uljen e nivelit të kolesterolit të mirë. Shumë studime kanë treguar se fibrat unike të gjendura në tërshërë beta-glukan, janë të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Nuk përmban gluten: kjo do të thotë se tërshëra është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerant ndaj glutenit.

Parandalon sëmundjet e zemrës dhe kancerin: një studim i bërë në Universitetin Tufts tregon se antioksidantët unikë të gjendur në tërshërë, që quhen avenanthramides, ndihmojnë në parandalimin e radikaleve të lira dhe për pasojë reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ju ndihmon të bini në peshë: përveç se është e lartë në fibra dhe proteina, tërshëra ka pak kalori. Ajo ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe për pasojë ju ndihmon të bini në peshë.

Tërshërën mund ta kombinoni me kos ose qumësht (të ulëta në yndyrë), mund t’i shtoni fruta të thata dhe të freskëta. / Burimi: healthy eating /

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore