Testi i ri që mund të arrijë të zbulojë të gjitha llojet e kancerit në fazat e hershme. Ja çfarë thotë shkenca

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

gjakSipas një studimi të ri, brenda 10 vjetëve mund të zbulohet një test i ri i cili mund të zbulojë dhjetra lloje të kancereve që në fazat e hershme të tyre. Shkencëtarët mendojnë se pas studimeve 5 vjeçare mund të bëjnë të mundur identifikimin e 788 “biomarkersave” në gjak.

Këto shenja mund të tregojnë se kanceri është i pranishëm në trup edhe kur pacienti nuk i vuan simptomat. Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të bëjë të mundur kontrollimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Testi do të bëjë të mundur identifikimin e kancerit përpara se ai të jetë përhapur dhe kështu pacientët do të trajtohen menjëherë.

Shkencëtarët pohojnë se ky test mund të bëhet i disponueshëm brenda 10 vjetëve.  Puna është kryer të emër të “zbulimit të hershëm të kancerit”, nga një grup prej 40 organizatash duke përfishirë edhe universitetet, spitalet dhe kompanitë.

Ekipi nga Universiteti Sheffield, filloi me më shumë se 19.000 studime shkencore të publikuara gjatë 5 viteve të fundit që hetuan biomarkersat bazë të gjakut.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra