Kryefaqja Lifestyle Thoi në mish, kujdes me këpucët dhe çorapet

Thoi në mish, kujdes me këpucët dhe çorapet

0
Shpërndaje

Ledian Fezollari, kirurg ortoped

Nëse i shkurtoni shumë thonjtë, veçanërisht në anët e gishtave të mëdhenj të këmbëve, po përgatisni terrenin që thoi të hyjë në mish. Kur i shkurtoni thonjtë, nëse prisni dhe pjesët anësore, atëherë thonjtë përkulen, harkohen dhe marrin formën e gishtave. Por kjo teknikë mund të inkurajojë rritjen e thoit nën lëkurën e gishtit tuaj. Anët e prera të thoit fillojnë e inkorporohen, gërmohen nën lëkurë.

Gjithashtu, një thua i hyrë në mish mund të krijohet nëse vishni këpucë shumë të ngushta apo shumë të shkurtra.

thuaSimptomat

Kur ndodh hyrja e thoit nën mish, jep vështirësi-parehati, enjtje dhe ndjeshmëri. Më vonë, mund të skuqet, infektohet dhe të bëhet shumë e dhimbshme . Thoi i hyrë në mish është një gjë e zakonshme dhe veçanërisht e dhimbshme tek të rinjtë. Ai haset më shpesh në gishtin e madh.

Zakonisht ndodh kur lëkura në njërën apo të dyja anët e thoit rritet mbi skajet e tij ose kur thoi vetë rritet nën lëkurë. Kjo çon në skuqje, dhimbje dhe enjtje në cep të thoit dhe mund të pasohet shpejt nga një infeksion. Ndonjëherë një sasi e vogël qelbi mund të shihet duke rrjedhur nga zona e prekur.

Shkaqet

Hyrja e thoit nën mish zhvillohet për shumë arsye.

Disa raste janë kongjenitale (të lindura)-thoi është shumë i madh për gishtin. Trauma, të tilla si shtypja e gishtit ose shkelja në të, mund të shkaktojë hyrje të thoit nën mish. Megjithatë, shkaku më i zakonshëm është veshja e këpucëve të shtrënguara ose prerja e shkurtër e thonjve.

Trajtimi jokirurgjikal

Hyrja e thoit nën mish duhet të trajtohet sapo është evidentuar si problem. Nëse kapet që në fillim (para se të infektohet), kujdesi në shtëpi mund të parandalojë nevojën për trajtim të mëtejshëm:

  • Futeni këmbën në ujë të ngrohtë 3-4 herë në ditë.
  • Mbani këmbët e thata gjatë pjesës tjetër të ditës.
  • Vishni këpucë të rehatshme e të përshtatshme për këmbën dhe gishtërinjtë. Merrni në konsideratë veshjen e sandaleve derisa mos të ketë shenja inflamacioni.
  • Mund të merrni ibuprofen ose acetaminofen për lehtësimin e dhimbjes.
  • Nëse nuk ka përmirësim në 2-3 ditë ose, nëse përkeqësohet gjendja, kontaktoni me mjekun tuaj.
  • Mund të keni nevojë të ngrini cepin e thoit lart nga pozicioni i ngulitur dhe futur nën mish dhe të vendosni disa fije pambuk në mes të thoit dhe lëkurës. Ndërrojeni këtë paketim çdo ditë.

Trajtimi kirurgjikal

Nëse ka tepër shenja inflamacioni: enjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, ndoshta thoi është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek. Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë nga goja dhe thoi mund të ketë nevojë të hiqet pjesërisht ose tërësisht.

Mjeku mund të heqë kirurgjikalisht një pjesë të thoit, një pjesë e shtratit të tij , disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë të qendrës së rritjes.

Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thoit nga rritje brenda dhe përpara lëkrës. Heqja e përhershme e thonit mund të këshillohen për fëmijët me hyrje të thonit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike.

Nëse ju keni shumë dhimbje dhe/ose infeksion, mjeku mund të largojë një pjesë të thoit të hyrë nën mish (shkëputje e pjesshme e thoit). Në gisht do të injektohet anastezik dhe mjeku do të përdorë gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prekë shtratin e thoit. Një ekspozim i shtratit të thoit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Heqja e tërë thoit të hyrë nën mish (shkëputje të plotë e shtratit të thoit) rrit gjasat që thoi që do të rritet, të dalë i deformuar. Rirritja e thoit mund të marrë 3-4 muaj.

Faktorët e riskut

Nëse problemi nuk është kongjenital, mënyra më e mirë për të parandaluar hyrjen e thoit në mish është mbrojtja e këmbëve nga traumat dhe veshja e këpucëve dhe çorapeve që të jenë të përshtatshme e rehatshme per gishtërinjtë. Thonjtë duhen prerë drejt me një makinë prerëse të pastër, nuk duhen prerë cepat apo qoshet e thonjve. Shkurtoni thonjtë jo më pak se buza e gishtit. Mbani këmbët të pastra dhe të thata gjatë gjithë kohës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here