Thonj dhe flokë të dobët? Dhimbje barku ose koke? Mund të keni mungesë në këto minerale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Shumë probleme të ndryshme mjekësore mund të shkaktohen nga mungesa në minerale ose vitamina. Më poshtë paraqiten 5 simptoma shumë të zakonshme si dhe mungesat përgjegjëse për to.dhimbje-koke

  1. Dhimbje muskujsh dhe/ose dhimbje koke

Mungesë magnezi

Magnezi është një nga mineralet për të cilët njerëzit kanë më së shumti mungesa. Afërsisht 75% e njerëzve në SHBA kanë mungesa në këtë mineral. Magnezi është shumë i fuqishëm dhe jetësor për një funksionim sa më të mirë të sistemit nervor. Lehtëson dhimbjet e kokës dhe të muskujve, relakson këta të fundit si dhe sistemin nervor duke përkrahur një gjumë të qetë. Mund ta përmirësoni nivelin tuaj të magnezit duke konsumuar më shumë perime të gjelbërta si speca, sallatë jeshile e shumë të tjera. Për më tepër mund të shtoni pak kripë Epsom në vaskën tuaj. Këto kripëra janë  të pasura me magnez dhe lëkura i përthith shumë lehtësisht ato.

  1. Akne

Mungesë Zinku

Aknet ndodhin për shkak të mungesës së zinkut. Ai është përgjegjës për kontrollin e prodhimit të vajrave në trup si dhe i jep lëkurës ngjyrë dhe dritë. Përveç rigjenerimit të lëkurës, zbutjes së inflamacioneve në lëkurë dhe ndihmesë gjatë procesi të shërimit, zinku gjithashtu pengon enzimëm e cila kthen testosteronin në formën e puçrrave. Marrja e 30 miligramëve çdo ditë mund të ndihmojë në luftën kundër akneve. Më shumë se gjysma e dozës së rekomanduar ditore mund të merret me anë të një gjysmë filxhani me fara kungulli.

  1. Flokë dhe thonjë të prishur dhe të çarë

Mungesë Biotine

Biotina (vitamina B7) është ajo që e bën flokun të shëndetshëm dhe të bukur. Ky mineral mund të gjendet në një numër të shumtë burimesh, prandaj dhe mungesa e këtij minerali është e rrallë. Megjithatë, në rast se ju e konstatoni se keni mungesë të tij, disa nga shenjat janë flokë të dobët, këputje flokësh si dhe thonj të dobët. Nëse doni të keni thonj dhe flokë të shëndetshëm, duhet të konsumoni ushqime të pasura në biotinë.

  1. Rrallim i flokëve

Mungesë hekuri

Hekuri është thelbësor dhe përgjegjës për të transportuar oksigjenin dhe ushqyes të tjerë në rrënjët e flokëve. Anemia ose nivele të ulëta hekuri mund të shkaktojnë rënie të flokëve.

  1. Xhunga të vogla të bardha në pjesën e pasme të krahut

Mungesë e acideve yndyrore thelbësore

Këto xhunga, si puçrra të paformuara mirë, gjenden në pjesën e pasme të krahut dhe shfaqen kur në rastet e një çekuilibrimi të acideve yndyrore thelbësore ose, për të qenë më të saktë, nivele të ulëta të acideve yndyrore omega3. Këto acide yndyrore kanë veti anti-inflamatore. Për më tepër ato ndihmojnë më shpërbërjen e këtyre masave që mblidhen dhe pengojnë krijimin e puçrrave në folikulat e qimeve.

Burimi: Losing Weight Done / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet