Thonjtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa thonjtë reflektojnë shëndetin e trupit. Ngjyra jo e rregullt ose forma e indeve të thonjve mund të jenë shenjë e një sëmundje në trup. Problemet në mëlçi, mushkëri dhe zemër mund të shfaqen tek thonjtë. Mësoni se çfarë sekretesh mund të zbulojnë thonjtë tuaj.

Thonjtë e zbehtë – mund të jenë shenjë e një sëmundje serioze, si:1

  • Anemi
  • Probleme me zemrën
  • Probleme me mëlçinë
  • Kequshqyerje

Thonjtë e bardhë

2Nëse thonjtë janë shumë të bardhë, ndërsa skajet janë të errët, mund të tregojnë se keni probleme me mëlçinë, apo jeni prekur nga hepatiti. Në foto mund të shihni që gishtat janë si të zverdhur, një tjetër shenjë që tregon se ka probleme me mëlçinë.

Thonjtë e verdhë3

Një nga shkaqet më kryesore të thonjve të verdhë është infeksioni fungal. Sa më shumë të përkeqësohet infeksioni, aq më të verdhë dhe më të hollë bëhen thonjtë. Në raste më të rrala, thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një gjendje më serioze, si probleme me tiroidet, sëmundje të mushkërive ose diabet.

4Thonjtë që kanë marrë një ngjyrë të kaltër – mund të tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Kjo mund të jetë shenjë e një problemi me mushkëritë apo me zemrën.

Thonjtë e valëzuar5

Nëse sipërfaqja e thonjve është e valëzuar, mund të jetë shenjë e artritit.

Thonjtë që thyhen shpejt

6Thonjtë e brishtë, të thatë, që thyhen shpejt mund të lidhen me një problem me tiroidet. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejtë, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.

Lëkura përreth thonjve e ënjtur7

Nëse është e fryrë dhe e kuqe lëkura përreth thonjve, mund të jetë shenjë e një inflamacion.

Vija të errëta tek thonjtë

8Nëse ju shfaqen vija të errëta tek thonjtë, duhet të vizitoheni menjëherë tek mjeku. Ato shpesh shkaktohen nga melanoma, një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Ngrënia e thonjve9

Kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të jetë një ves i keq, por në disa raste është edhe shenjë për probleme të fshehura mendore, si ankthi apo një problem i kontrollit impulsiv. Nëse nuk mund të ndaloni së kafshuari thonjtë, duhet të konsultoheni me një mjek.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve