Tirana mirëpret ekspozitën “LGBTI Pride Phote Award”

Kesilda Gjoka

Në kuadër të promovimit të respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, në bashkëpunim me Pride Photo Award, mirëpriten ditën e djeshme çeljen e Ekspozitës “LGBT Pride Photo Award”. Ekspozita do të jetë e  hapur dhe mirëpret të gjithë të interesuarit  nga data 1-17 nëntor.

Qëllimi i ekspozitës është promovimi i të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Ekspozita u çel nga ambasadorja e Holandës në Shqipëri, znj.Dewi van de Weerd dhe z. Boris Dittrich, drejtor Advokimi i Programit të të Drejtave të LGBTI-së, pranë Mbikëqyrjes të drejtave të njeriut.  Në fjalën e tyre përshëndetëse falënderuan dhe ftuan pjesëmarrësit të ngrinin zërin për këtë tematikë kaq të ndjeshëm dhe të shpërndajnë fotot edhe në rrjetet sociale.

‘Pride Photo Award’ është një konkurs i përvitshëm ndërkombëtar, me fokus mbi diversitetin seksual dhe identitetin gjinor. Ajo sjell së bashku fotot më të mira nga e gjithë bota duke kërkuar të ndihmojnë një botë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse duke e bërë diversitetin seksual dhe gjinor të dukshme dhe duke nxitur ndërgjegjësimin ndaj të qenit “ndryshe”.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?