Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”

Në kuadër të projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”, shoqata Together for Life, me mbështetjen e LëvizAlbania, organizoi trajnim me  grupin e punës dhe partnerët për monitorimin e standardeve fizike të 16 kopshteve në qytetet Pogradec, Sarandë dhe Delvinë.  Procesi i monitorimit bazohet në instrumentet pozitiv të monitorimit të standardeve fizike të kopshteve në qytetin e Tiranës, gjatë vitit 2017.

Projekti “Rrjeti -Lëviz për Kopshtin tim” synon të fuqizojë dhe mbështesë organizatat lokale dhe të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetit lokal në qytetet Tiranë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë.

Shërbimi i kopshteve në të gjithë Shqipërinë përballet me problematika të shumta, si: mbipopullimi, shpërndarja e pabarabartë, mosrespektim i standarteve të infrastrukturës fizike, të sigurisë dhe higjienës etj. Për këtë arsye, shoqata “Together for Life”, mbështetur nga Lëviz Albania me fonde të Qeverisë Zviceriane, ka zbatuar gjatë vitit 2017 projektin “Lëviz për Kopshtin Tim”. Në përfundim të këtij projekti shoqata ka publikuar edhe studimin “Monitorimi i standardeve fizike të kopshteve të Tiranës”, të cilën mund ta lexoni këtu.

Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës.

 

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”
Mësues dhe prindër, perceptime të ndryshme për të njëjtët fëmijë!