Për gazetën “Shëndet+”: Gerald Kola, mjek familjeje
Venat e zgjeruara janë problem i shumë njerëzve, persona të ndryshëm vuajnë nga ky problem dhe në shumë raste e kanë të vështirë kurimin e tyre. Venat e zgjeruara janë një problem që shfaqet kryesisht në rast se ne qëndrojmë shumë në këmbë kanë probabilitet të rriten me 10 herë, dhe një tjetër rast që janë më të theksuara është gjatë periudhës së shtatzanisë.
Ndërkaq një çështje tjetër për të cilën duhet të shqetësohemi është dhe periudha e mëvonshme kur ato hollohen, pasi mund të shfaqin probleme të tjera shëndetsore.
Ushqimi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në problemet me venat. Nëse keni prirje (punoni një punë që kërkon të qëndroni shumë kohë në këmbë ose ulur) ose mjeku ju ka paralajmëruar se është koha që të keni kujdes, mendoni për ndryshimin e dietës. Ju nevojiten shumë fibra të shëndetshme – perime, fruta, bishtajore dhe drithëra, të cilat i stimulojnë lëvizjet peristaltike të shtresës muskulore të traktit gastrointestinal.
Nëse keni kapsllëk, për shkak të mungesës së fibrave, shfaqet presioni në lukth, i cili e pengon qarkullimin e duhur të gjakut në këmbë. Kjo natyrisht i dobëson venat me kalimin e kohës, gjë që çon në zgjerimin, dhimbjen, dhe tek disa njerëz edhe shfaqjen e hemorroideve.
Disa nga ushqimet që ju duhen nëse vuani nga ky problem, janë:
Gështenja e egër: Të gjithë ata që kanë probleme me venat dhe hemorroide janë bindur me vetitë e dobishme të gështenjës së egër. Kremat mund t’i gjeni nëpër barnatore, kurse nëpër internet mund të lexoni edhe se si ta bëni ilaçin tuaj shtëpiak për vena. Nëse e merrni ekstraktin e gështenjës së egër disa ekspertë rekomandojnë 250 mg në ditë.
Rrushkulli shpues: Kjo bimë e vogël tek ne, dhe në të gjithë Evropën, përveç gështenjës së egër është në krye të listës kur është fjala për trajtimin e venave të zgjeruara. Për këmbët e fryra dhe venat e dhimbshme përdoret zakonisht duke e fërkuar në formën e xhelit dhe kremit. Është efektiv, sepse përmban ruskogenine, të cilat veprojnë në mënyrë antiinflamatore dhe të dobishme në enët e gjakut.
Uthulla e mollës: Është ilaç shumë i dobishëm dhe i thjeshtë për venat e zgjeruara e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe i redukton venat merimangë. Nevojitet që vetëm një garzë, leckë pambuku ose pëlhurë ta lagni me uthull molle dhe ta vendosni në venat e dhimbshme. Mbajeni atë për 15 deri 20 minuta. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për një muaj.


