Trajtoni ulcerat e gojës me këto mënyra natyrale

Emri mjekësor i ulcerave në gojë është “stomatit aftoz” që do të thotë “plagë e zjarrtë” dhe dalin rreth zgavrës së gojës. Këto ulcera janë të vogla, por shkaktojnë dhimbje të mëdha, madje shpeshherë pengojnë edhe gëlltitjen e ushqimit. Ulcerat janë infeksione virale që zgjasin disa ditë ose 1 javë, por ndonjëherë mund të zgjasin edhe më gjatë nëse nuk trajtohen.

Ja disa mënyra natyrale për t’i trajtuar këto ulcera:

ulcera gojeUjë me kripë: përzieni një majë luge kripë me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën nga ana e ulcerave. Mbajeni ujin me kripë për disa minuta në gojë. Përsëriteni këtë mënyrë disa herë gjatë ditës.

Çaji i zi: mbani në gojë për disa minuta çaj të zi (pa sheqer). Përsëriteni shpesh gjatë ditës këtë metodë.

Aloe vera: thithni me anë të një lecke pambuku lëngun (xhelin) e aloe veras dhe mbajeni në gojë disa minuta. Përsëriteni disa herë gjatë ditës.

Propolisi: hidhni disa pika propolisi direkt në ulcera. Pas aplikimit të propolisit mos hani ose pini për 1 orë. Përsëriteni disa herë këtë metodë.

Vitaminë C dhe zink: kur dalin këto ulcera në gojë, do të thot që imuniteti ka rënë. Kështu që është e nevojshme që të konsumoni shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C dhe zink në mënyrë që t’ju rritet imuniteti.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit