Tre kura bimore për të kuruar zgjeben

Për “Shëndet+”, mjeku alternativ Hysni Dankshi

Zgjebja (scabies) apo kroma është një sëmundje lëkure ngjitëse e shkaktuar nga një parazit të quajtur sarcoptes ( scabies). Është një sëmundje ngjitëse parazitare që në vendin tonë po shkon drejt zhdukjes së plotë si rezultat I masave të rrepta që janë marrë në rritjen e kulturës shëndetsore të popullatës. Mjekimi  I zgjebes në vendin tonë është I detyrueshëm dhe falas për tërë familjarët e sëmurë. Sëmundja përhapet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet rrobave. zgjebjaShenjat e sëmundjes shfaqen mesatarisht 7 ditë pas futjes së parazitit në lëkurë. Kjo peridhë në disa raste mund të zgjasë deri 1 muaj. Pas periudhës së fshehtë vjen peridha e shfaqjes së elemntëve në lëkurë, në formë pllakëzash sa një majë ose kokë gjipëre, zakonisht çift, me një kore mbi të. Zgjebja jep krruajtje shumë të fuqishme, të padurueshme, që arrijnë deri në gjakosje, sidomos natën. Nga kruajtja shkaktohen gërvishtje që rrallë infektohen.

*Merrni 6-7 kokrra vezë, 100 gr squfur të shtypur ( pluhur), 1 lugë gurkali dhe si e shtypni, e përzieni me gjysëm kg mjaltë. Me këtë lyeni 3-4 herë në ditë në pjesët e sëmura. Para çdo mjekimi I sëmuri astrohet me ujë dhe sapun.

*Të sëmurin me zgjebe e mjekoni duke e shtrirë pa rroba mbi barin me lagështirë nga vesa e mëngjesit. Këtë mjekim e bëni 3-4 ditë me rradhë. Pas mjekimit I sëmuri bën banjo duke e ndërruar të gjitha rrobat.

*Merrni hirin e drurëve të lisit dhe me të pregatitni një finjë shumë të fortë. Merrni pastaj një çorape leshi dhe duke e njomur me finjë e fërkoni të sëmurin me të derisa ti skuqet trupi. Si thahet, e lyeni trupin me dhjamë të shkrirë vjetulle dhe cjapi.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit