Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Sipas disa studimeve është vënë re një shifër alarmante e fëmijëve të diagnostikuar me diabet të tipit 1. Rreth 78.000 fëmijë në mbarë botën janë diagnostikuar me këtë lloj diabeti çdo vit dhe këto shifra duket të mos jenë përmirësuar që nga vitet 1990. Mjekët analizuan jetëgjatësinë e një pacienti diabetik në Australi që nga viti 1997 deri në vitin 2010.
Ekipi nga Instituti i Diabetit në Melburn, ka gjetur se njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 kanë një jetëgjatësi prej 68.6 vjetësh, e cila është rreth 12.2 vjet më pak se popullata e përgjithshme. Tipi 1 i diabetit njihet si një sëmundje autoimune e pakthyeshme që zakonisht godet që në fëmijëri dhe i ndalon trupit prodhimin e insulinës. Megjithëse shkaku i saktë i saj mbetet i paqartë, mendohet të jetë faktori gjenetik. Ndryshe nga tipi 2 i tiabetit, tipi 1 nuk lidhet me stilin e jetesës që bën. Sipas shkencëtarëve është shumë e rëndësishëme kapja e sëmundjes që në fazat e hershme dhe trajtimi sa më parë i tij.
Burimi: Daily Mail


