Trendi i ri i dobësimit: Digjni kalori duke fjetur për 45 minuta

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ëndrra bëhet realitet! Tashmë mund të dobësoheni pa u lodhur fare.

Trendi i ri i dobësimit quhet ” Napercise “, ku mund të flesh për 45 minuta dhe ndërkohë humb edhe kilet e tepërta. Ideja anti-stres ka mbërritur nga drejtues të linjës së palestrave “David Lloyd Clubs”.

Seancat e dobësimit zhvillohen ne salla komode, ku janë të siguruara shtretërit, batanija dhe maska për sy. Ato janë ideuar posaçërisht për prindërit që ndihen shumë të lodhur sa për të shkruar edhe në palestër. Megjithatë nuk përjashtohen as të rinjtë.

Shtretërit janë të pajisur me sensorë që kryejnë funksionin e biçikletës. Dhomat ku janë vendosur shtretërit gjithashtu kanë një temperaturë të përshtatshme për djegien e kalorive, ndërkohë që njerëzit flenë. Muzika në sfond është e qetë, në mënyrë që të krijohet ambienti perfekt për t’u relaksuar dhe fjetur për 45 minuta.

Kathryn Pinkham, eksperte e gjumit, tregon se qëllimi i krijimit të këtyre klasave është të lehtësojnë ndjesitë e ankthit dhe stresit, të përmirësojnë humorin dhe rrisin përqendrimin tek prindërit, ndërkohë që djegin edhe kaloritë.

Burimi: Independet / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj