Për një masë:
Miell 2 gota,- Vezë 2 kokrra,
- Vaj 1 filxhan kafeje, pak kripë, niseshte 1 fixhan çaji,
- Gjalpë të shkrirë 1 filxhan çaji, sheqer 2 gota uji,
- Ujë për shurup 1 ½ gota uji,
- Arra të shtypura 1 filxhan çaji,
- Sheqer për arrat 1 filxhan kafeje.
Me miell, vezë, vaj, pak kripë dhe ujë zihet brumi si zakonisht. Lihet të pushojë 10-15 minuta, hapen petët, bashkohen 2 nga 2 duke i spërkatur me gjalpë dhe priten në rripa 4 gisht të gjerë. Në fillim të çdo rripi vihen arrat të përziera me pak sheqer dhe mblidhet në formë trekëndëshi.
Vihen në tepsi, spërkaten me gjalpë dhe piqen në temperaturën 200-220 gradë C. Lihen të ftohen dhe hidhet shurupi i nxehtë.
Shënim: Trigonat më të mira përgatiten nga brumi sfoliat.


