Truke gjeniale për të hequr njollat nga rrobat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Qumësht dhe miell misri- Njolla në tapet? Mos u shqetësoni, me vetëm pak qumësht mund t’i hiqni ato lehtësisht. Mjafton të përzieni qumështin me pak miell misri, derisa të formohet një pastë, dhe me të të fërkoni pjesën ku është bërë me njolla. Lëreni pak të thahet dhe më pas e pastroni me furçe dhe ujë, si zakonisht.njolla-ne-rroba

Qumësht- Për të hequr njollat nga rrobat me ngjyrë, mjafton ta njomni mirë pjesën e njollosur me qumësht dhe ta lini ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes e lani atë si zakonisht.

Sodë buke dhe lëng limoni- Bojë stilolapsi në bluzë? Bëni një pastë me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë gjelle lëng limoni. Mbulojeni pjesën e njollosur të bluzës me pastën dhe lëreni ashtu për 3-4 orë. Më pas e forkoni me një furçe dhe e lani bluzën si zakonisht.

Spraj flokësh – Fëmija juaj shfaqi talentin e tij si piktor në pallton e bardhë të sapo blerë? Mos u shqetësoni. Mund t’i hiqni njollat e stilolapsit me spraj flokësh.

Uthull molle – Hiqni njollat nga bluza fillimisht duke e njomur atë me uthull molle. Më pas e fërkoni me një pastë të përgatitur me uthull molle dhe miell misri, në raportin 2/3. Lëreni pastën të thahet mirë para se ta lani bluzën.

Burimi: Reader’s Digest / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin