Ujë me mjaltë dhe uthull molle esëll në mëngjes: Ja për çfarë shërben

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Zakonet e këqija të të ngrënit mund të bëjnë që stomaku të prodhojë më shumë acid seç duhet. Niveli i ulët i pH në trup mund të çojë në shfaqjen e shumë sëmundjeve, infeksioneve, inflamacioneve, mungesë energjie etj.

Konsumimi i uthullës së mollës musht me mjaltë mund të ndihmojë në alkalizimin e trupit. Uji me mjaltë dhe uthull molle ngre nivelin e pH të gjakut dhe lufton mikrobet, viruset dhe sëmundjet.

Uthulla e mollës musht përmban pektinë, vitamina B1, B2, B6, biotinë, acid folik, acid pantothenik dhe vitaminë C. Ajo përmban edhe minerale si natrium, fosfor, kalium, kalcium, hekur dhe magnez.

Mjalti është i njohur për vetitë e tij të pafundme antibiotike dhe ushqyese.

Konsumoni çdo ditë esëll në mëngjes një gotë ujë të vakët me një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji uthull molle.

Ja çfarë përfitimesh do të merrni:

  • uje me mjalte dhe uthul molleEleminon dhimbjet e ndryshme të trupit, muskujve, kockave
  • Trajton urthin dhe aciditetin e stomakut
  • Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak
  • Ndihmon në tretje
  • Trajton kapsllëkun
  • Ul presionin e lartë të gjakut
  • Ndihmon në rënie në peshë
  • Lehtëson dhimbjet e fytit
  • Rrit nivelin e energjisë
  • Eleminon erën e keqe të gojës
  • Ul inflamacionin

Kujdes! Ju lutem konsultohuni me mjekun para se të konsumoni uthull molle çdo ditë. Disa kushte shëndetësore nuk e lejojnë konsumimin e uthullës së mollës çdo ditë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit