Kryefaqja Mjekësi Alternative Uji me xhenxhefil, për tretje dhe asimilim të mirë të ushqimit

Uji me xhenxhefil, për tretje dhe asimilim të mirë të ushqimit

0
Shpërndaje

Gerald Kola, konsulent mjekësor

Uji me xhenxhefil ndihmon në tretje dhe asimilimin sa më të mirë të ushqimit, gjithashtu konsiderohet gjerësisht për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes, gripit, sëmundjes së lëvizjes me makinë dhe marramendjes.

Uji me xhenxhefil gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, të vjellave, djegieve të stomakut, migrenës, dhimbjeve të fytit, lodhjes së përgjithshme dhe kapsllëkut, gjithashtu siguron një lehtësim të madh të stomakut dhe helmimeve
nga ushqimet.
Ai përmban përbërës të fuqishëm anti-inflamatorë të quajtur gingerols dhe është një qetësues i fuqishëm, gjë e cila e bën atë veçanërisht të dobishëm për ata që vuajnë nga
dhimbjet muskulore dhe nervore.
Uji me xhenxhefil ka aftësi të pabesueshme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e mikrobeve të dëmshme dhe madje është vërejtur se ndihmon në sigurimin
e mbrojtjes dhe lehtësimit nga E.coli, infeksionet Stafilokoksike dhe Candida
albicans.

Uji me xhenxhefil, përbërësit:

  • 1-2 copëza të vogla nga rrënja e xhenxhefilit
  • 2-3 gota uji
  • 1/2 limoni
  • mjaltë

Përgatitja:

  • Grijmë copëzat e rrënjës së xhenxhefilit.
  • Shtojmë 2-3 gota uji.
  • Shtrydhim limonin.
  • E ëmbëlsojmë me mjaltë sipas dëshirës.
  • E lëmë të qetësohet pak.
  • E kullojmë dhe e kon sumojmë të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës.

Ky ujë duhet pirë gjatë gjithë ditës për të përfituar vlerat e tij mbrojtëse të fuqishme kundër sëmundjeve./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here