Urdhërohet heqja nga tregu i perimeve dhe frutave të ngrira

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ekspertët e shëndetësisë u bëjnë thirrje njerëzve që të kontrollojnë datën e skadencës të produkteve ushqimore të ngrira, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin. Kompania amerikane CRF Frozen Foods, së bashku me Administratën Amerikane të Ushqimeve dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë kërkuar tërheqjen nga tregu të disa produkteve ushqimore të ngrira (si fruta apo perime), pasi mund të jenë të kontaminuar me listerinë.perime te ngrira

Listeria është një infeksion serioz që shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuar me baktere. Ky bakter mund të sjellë pasoja të rrezikshme tek të moshuarit, gratë shtatzëna, të sapolindurit dhe individët me sistem të dobët imunitar. Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke të shumta, të vjella, dhimbje stomaku, diarre etj.

Shtatë persona janë shtruar në spital, ndërsa dy prej tyre kanë ndërruar jetë në SHBA, pasi thuhet se kanë konsumuar produkte të përpunuara, të prodhuara nga kompania amerikane “CRF Frozen Foods”.

Zyrtarë të shëndetësisë kanë kërkuar tërheqjen nga tregu të gjitha perimeve dhe frutave organike dhe jo-organike të ngrira, të cilat janë prodhuar që nga maji i vitit 2014 dhe kanë data skadence që nisin nga 26 prilli 2016 deri në 26 prill 2018.

Këtu përfshihen rreth 358 produkte ushqimore të ndryshme, si: brokoli, karota, fasule, lakër jeshile, qepë, bizele, patate, spinaq, perime të përziera, qershi, pjeshka, luleshtrydhe etj, të gjitha të ngrira.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?