Lini një takim me mjekun nëse po urinoni më shpesh se zakonisht dhe nëse:
- Nuk ka ndonjë shkak të dukshëm, si konsumimi i tepërt i lëngjeve, alkoolit ose kafeinës
- Problemi ju ndërpret gjumin ose aktivitete të përditshme
- Keni probleme të tjera urinare ose simptoma shqetësuese
Mos humbisni: Shkaqet e urinimit të shpeshtë (nga diabeti deri tek kanceri)
Kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur nëse urinoni shpesh si dhe keni edhe një nga këto shenja ose simptoma
- Gjak në urinë
- Urinë në ngjyrë të errët ose kafe e errët
- Dhimbje gjatë urinimit
- Dhimbje në njëjtën anë ose poshtë pjesës abdominale
- Vështirësi gjatë urinimit ose në boshatisjen plotësisht të fshikëzës
- Nevojë urgjente për të urinuar
- Humbje të kontrollit të fshikës së urinës
- Ethe dhe temperaturë
- Çrregullimet e traktit urinar mund të shkaktojnë shenjat ose simptomat e mësipërme, ashtu si edhe sëmundje të rënda ose gjendje të tjera shëndetësore.
- Kërkoni ndihmë mjekësore për të zbuluar çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë dhe si ta trajtoni.
Burimi: Mayo Clinic/ Shendeti.com.al
