Ushqim i shpejtë dhe shëndet i keq!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fastUshqim i shpejtë mund të përkufizohet çdo ushqim që i jep pak ose aspak vlerë ushqyese organizmit dhe në vend të kësaj ofron kalori të tepërta, yndyrë të ngopur, karbohidrate dhe një sasi të lartë sheqeri, i cili është dhe shkaku i vërtetë i shtimit të peshës.

Ushqimi i shpejtë mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer kohë, por kjo nuk është mënyra e duhur për t’u ushqyer. Ushqimet e shpejta nuk mund të zëvendësojnë ushqimin e shëndetshëm si fruta, perime.  Ato mund ta vendosin një person përballë një mori problemesh  shëndetësore, duke përfshirë diabetin  e tipit 2. Ky lloj i diabetit shkaktohet shpesh nga të qenit mbipeshë dhe të qenit fizikisht jo aktiv.

Ushqimet e pasura me yndyrë janë arsye për shumë sëmundje të tjera që lidhen me zemrën, enët e gjakut, mëlçinë dhe rritjen e nivelit të stresit. Stresi dhe të ushqyerit kanë qenë gjithmonë të lidhura ngushtë,  kjo është fakt. Dikush me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar ka të ngjarë të jetë shumë më pak i ekspozuar ndaj stresit se dikush me një dietë të varfër.

Burimi: newhealthylifestyle.com

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?