Ushqimet e pasura me sulfur që kurojnë problemet e mëlçisë

Ushqimet  e pasura në sulfur

Hudhra

Një nga produktet natyrale me më shumë vlera medicinale, siç është hudhra, përmban një përbërës aktiv me bazë sulfurin, i quajtur allicin, që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Ky përbërës ndihmon në eliminimin e mërkurit nga trupi, si dhe disa aditivëve të caktuar të ushqimeve.

Qepa, qepujkat dhe preshi

Ngjashëm me hudhrën, edhe këto bimë bulbore të familjes së qepës përmbajnë përbërës me bazë sulfurin që ndihmojnë mëlçinë në prodhimin e glutationes, përbërësi në çdo qelizë të trupit që neutralizon radikalet e lira.

Vezët

Vezët sigurojnë sasinë më të lartë të proteinave të cilësisë së lartë, si dhe përmbajnë të 8 aminoacidet esenciale dhe lëndën ushqyese të rëndësishme si choline. Këto aminoacide janë të nevojshme për procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Choline, një enzimë e nevojshme për metabolizmin, gjendet tek e verdha e vezës dhe mbron mëlçinë nga një sërë substancash toksike, ndërkohë që detoksifikon metalet e rënda.

Argjinare

Dy substanca të gjendura tek angjinaret, si cynarin dhe silymarin, mund të ushqejnë mëlçinë, rrisin prodhimin e biles dhe parandalojnë formimin e gurëve në tëmth.

Kërpudhat medicinale

Kërpudhat janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë një antioksidues të fuqishëm, të quajtur L-ergothioneine, që neutralizon radikalet e lira. Kërpudhat janë gjithashtu të pasura në vitaminë D.

Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha