Ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës

Jo të gjitha ushqimet duhet të hidhen pas datës së skadencës. Shumë prej tyre mund të konservohen dhe të konsumohen pas kësaj date. Ekspertët e ushqimit kanë publikuar një listë me disa ushqime që mund të konsumohen edhe pasi u ka kaluar data e skadencës:

buke veze qumesht

Qumështi – Qumështi i pasterizuar mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës nëse ruhet në frigorifer me temperaturë të ulët.

Vezët: Sipas ekspertes së ushqimit Dana Gunders, vezët mund të zgjasin tre deri në pesë javë (vezët e paziera) nëse ruhen në një temperaturë poshtë 50 C. Duhet me patjetër që t’i ruani me këtë temperaturë për të penguar rritjen e bakterit helmues “Salmonella”.

Ëmbëlsirat: Çdo ushqim që përmban shumë sheqer, si mjalti apo reçeli, mund të konsumohet edhe pas datës së skadencës. Mjalti nuk skadon asnjëherë.

Patatinat: Sasia e madhe e kripës e pranishme në brendësi të pakos me patatina bën që ato të konsumohen për një kohë të gjatë. Patatinat mund të hahen edhe tri javë pas datës së skadencës.

Biskotat: Ashtu si patatinat, edhe biskotat janë të përpunuara mirë, prandaj mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Ato mund të konsumohen dy muaj pasi u ka kaluar data e skadencës.

Buka: Nëse e ruani bukën në frigorifer, atëherë mund të zgjasë për shumë kohë. Edhe pse mund të jetë pak e ndenjur ose e thatë, buka gjithsesi mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është ta kontrolloni mirë për myk në sipërfaqe dhe në brendësi.

Mishi: Nëse ruhet në temperaturën e duhur, mishi mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës. Vetëm duhet të siguroheni që ta mbani atë në ngrirje.

Djathi: Djathrat e fortë, si djathi çedër, mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Nëse krijohet pak myk, mund ta hiqni me thikë.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje