Ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse doni dhëmbë të bukur

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Gjëja e parë që vërejmë te një njeri kur flasim janë dhëmbët. Të kesh dhëmbë të bukur dhe të bardhë është perfekte dhe do shumë punë që ti mbash. Shumë njerëz ndjekin rrugë të ndryshme për të arritur këtë si përshembull duke shkuar rregullisht te dentisti apo duke refuzuar disa lloje të caktuara ushqimesh.

Stomatologët këshillojnë se duhet të tregoni kujdes me ushqimin nëse doni një buzëqeshje të bukur pasi janë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin ose ngjyrën e dhëmbëve edhe pse mund të duken të sigurta për t’i konsumuar.

Domatet. Domatet përmbajnë acid njësoj sikurse pemët citrike. Ky acid i dëmton dhëmbët dhe e rrit ndjeshmërinë dentale.

Boronicat. Boronicat nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin dhëmbët me ngjyrë të kaltër. Stomatologët këshillojnë të mos i konsumoni shpesh boronicat dhe në këtë mënyrë do të shmangni ngjyrimin e tyre. Personat që i konsumojnë shpesh boronicat kanë dhëmbë të verdhë.

Vera e bardhë. Vera e bardhë ndikon drejtëpërdrejt në smaltin e dhëmbëve.

Vera e kuqe. Ndryshe nga vera e bardhë, vera e kuqe nuk ndikon negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por në ngjyrën e bardhë.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes