Ushqimet që pastrojnë zorrën e trashë

Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica e njerëzve hanë ushqime të pashëndetshme, të thata dhe që duan një kohë të gjatë për t’u tretur. Zorra e trashë duhet të pastrohet nga mbeturinat dhe toksina në mënyrë që të parandalohet kanceri i zorrës së trashë dhe të jenoni shëndetshëm.

DietaUshqimet që pastrojnë zorrën e trashë:

Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e brukselit, shparku, selinoja etj janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.

Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e zorrës së trashë. Kjo erëz ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, rë cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.

Aloe vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.

Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.

Drithërat: buka, makaronat dhe orizi integral janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë.

Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.

Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes dhe i senës janë gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin e zorrës së trashë.

Limoni: për shkak të përbërësve  që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë