Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
arterieNatyra na ka ofruar ushqime që kanë të njëjtat efekte si ilaçet për të luftuar dhe kuruar sëmundje të ndryshme. Kjo vlen edhe për zhbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve.
Studimet e kryera kanë dëshmuar se në qoftë se doni të zvogëloni nivelin e kolesterolit me gati 20%, duhet vetëm të konsumoni ½ deri në 2 ½ gota ntërshërë në ditë.
Lëng boronice: Pini 3 gota nga ky lëng çdo javë për të kontribuar në zhbllokimin e arterieve. Ky lëng rrit aftësinë e qelizave për të absorbuar yndyrna dhe për të prodhuar energji.
Shegë: Është antioksidant i fuqishëm i cili mund t’ ju ndihmojë në luftën kundër ngushtimit të arterieve.
Hudhër: Hudhra është përdorur që nga kohët e lashta për të trajtuar sëmundje të ndryshme dhe për të parandaluar problemet shëndetësore. Fillimisht, përdorimi i saj ishte për të trajtuar presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, por mjekësia pohon se ky frut është gjithashtu i mahnitshëm në parandalimin e formimit të pllakavetë gjakut.
Domate: Studiuesit Korean gjetën një kompleks të caktuar në domate i cili ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve, atë që quhet lykopen dhe i jep domates ngjyrën. Për më tepër, ata zbuluan se gratë me nivele të larta të lykopeneve në gjak janë më pak të predispozuara për të pasur probleme me bllokimin e arterieve.
Spinaq: është i lartë me acid folik dhe kalium dhe ndihmon në parandalimin e hipertensionit. Ai liron arteriet duke parandaluar kolesterolin i cili është kryesor për sulmet e zemrës. Lutein, e cila është një tjetër komponent i spinaqit, vepron si një mbrojtës i mirë kundër bllokimit të arterieve.
Burimi: healthyfoodhouse/http://shendtei.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?