Ushqimet unike të vendeve të ndryshme që shërbehen për festën e Bajramit

Në vende të ndryshme të botës, myslimanët e festojnë Bajramin duke ngrënë ushqime dhe ëmbëlsira unike për këtë festë. Ja disa nga ushqimet që konsumojnë bsimtarët myslimanë:

Rusi

Rreth 16 milionë myslimanë që jetojnë në Rusi, festojnë Bajramin duke ngrënë manti që punohen me mish qengji apo viçi. Festimet fillojnë në qendër të Moskës, aty ku ndodhet edhe xhamia më e madhe në vend.

Sudan

Aseeda është një pjatë me grurë, sipër të cilës i shtohet sos domatesh e që hahet për drekën e Bajramit në Sudan.

Egjipt

Në Egjipt mysafirët priten me Kahk – biskota që përgatitet me mjaltë dhe shërbehen me një gotë qumësht.

Jemen

Pasi hanë drekë me familje, banorët në Jemen shërbehen edhe me Bint Alsahan, që është një ëmbëlsirë e krijuar nga petë të mbledhura që kanë brenda mjaltë dhe fara nigella.

Afganistan

Kulaçët e brumit të njohura si Bolani, të cilat përmbajnë spinaq, kungull apo patate, janë ushqimi që shërbehet në Afganistan gjatë kësaj feste.

Indi

Mbi 180 milionë mysliman në Indi festojnë me Sevaiyan ki Kheer që është një specialitet tradicional sipër të cilës hidhen bajamet.

Kinë

Fillimin e festës së Bajramit në Kinë e shënojnë me You Xiang, që janë brumëra të holla të pjekura gjatë, të cilat shërbehen me supë dhe oriz.

Malajzi

Hari Raya e quajnë Bajramin në Malajzi, teksa atje festohet duke ngrënë Luih. Këto janë ëmbëlsira të vogla, sa një kafshatë, që punohen me gjalpë, vezë të rrahura dhe sheqer.

Somali

Myslimanët në Somali përgatisin Cambaabur, një ushqim me grurë dhe mel, sipër të cilës hidhet sheqer dhe shërbehet me jogurt.

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet