Ushqimi para se të flini, i dëmshëm për shëndetin?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

E keni dëgjuar shpesh që të hani para se të flini gjumë nuk është ideja më e mirë. Por a duhet të shtrihemi me stomakun bosh? Ekspertët thonë se për të bërë një gjumë të mirë dhe të shëndetshëm duhet të gjeni një rrugë të mesme, çka do të thotë të hani në sasi të moderuara ushqime të caktuara.

Nëse ju keni ngrënë shumë para gjumit, kjo mund të ngadalësojë tretjen dhe do t’ju pengojë që të flini rehat, e cila ndikon në lodhje dhe rënie të energjisë gjatë ditës. Përveç kësaj, është i njohur edhe fakti që privimi i gjumit është shkaktar i shtimit të peshës.

Mjekët rekomandojnë të konsumohen ushqime me kalori të vogla para se të shkojmë për të fjetur. Është e rëndësishme të shmangen ushqimet që përmbajnë një përqindje të lartë të proteinave ose yndyrës. Ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm janë bananet, qumështi dhe drithërat.

Kini kujdes, në rast se keni ndjesinë e urisë para se të flini, mos gaboni të flini me stomakun bosh sepse dhimbja e stomakut e shkaktuar nga uria para gjumit mund të jetë një armik i vërtetë i gjumit tuaj.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit