Ushtrimet më të mira për vithe të ngritura e të tonifikuara

Jen Sentler është një nga femrat e vlerësuara për vithet e saj. Në fotot e mëposhtme mund të shihni disa ushtrime që ndikojnë në vithe të ngritura e të tonifikuara. (Por duhet të keni kujdes. Ushtrime të tilla duhen bërë nën drejtimin e instruktorëve në palestër dhe me forcën e këmbëve. Në të kundërt mund të shkaktojnë probleme me shtyllën kurrizore!)

Jen Setler

  1. Donkey Kicks

Përkulni gjunjët dhe mbajini në të njëjtën gjerësi me krahët. Ngrini njërën këmbë duke e shtyrë nga thembra në drejtim të tavanit (shikoni foton më lart), përsëriteni këtë ushtrim 15 herë për secilën këmbë)

Jen Setler

  1. Doggy hydrant

Mbani të njëtin pozicion me ushtrimin e parë, në këtë ushtrim duhet të ngrini gjurin anash derisa pjesa e brendshme e kofshës të jetë paralel me dyshemene. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë për secilën këmbë (shikoni foton).

Jen Setler

  1. Chair kicks

Merrni një karrige të gjatë dhe mbajeni larg sa gjatësia e krahëve. Ngrini njërën këmbë mbrapa në mënyrë të drejtë. Përsëriteni këtë ushtrim nga 10 herë për secilën këmbë dhe bëni 2 sete.

Jen Setler

  1. Squats

Mbani këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave dhe krahët drejt. Qëndroni në pozicionin galiç (si në foto) duke e mbajtur kurrizin drejt. Përsëriteni ushtrimin nga 15 herë për secilën këmbë.

Jen Setler

  1. Squat kick

Mbani të njëjtin pozicion me ushtrimin e mësipërm, thjesht në këtë pozicion do të uleni galiç më pas do të hapni këmbën anash (shikoni foton).

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!