Vaj ulliri me limon: kura natyrale që trajton disa probleme shëndetësore

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Vaji i ullirit dhe limoni janë 2 nga produktet më të përdorura në mjekësinë alternative që shekuj me parë për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Kombinimi i këtyre përbërësve mund të trajtojë në mënyrë efektive dhimbjet e kokës, kapsllëkun, artritin, madje edhe kancerin. Raporti duhet të jetë 2 me 1, 2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë vaj ulliri. Përzierjen mund ta konsumoni esëll, ose mund ta shkton në ushqime të ndryshme (pa e gatuar).

Përfitimet më të mira shëndetësore i sjell konsumimi i këtyre dy produkteve esëll në mëngjes:

vaj ulliri me limonPërmirëson shëndetin e zemrës: vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Këto acide yndyrore janë gjithashtu të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.

Trajton kapsllëkun: kjo kurë natyrale lubrifikon mukozën e tretjes dhe promovon funksionin e duhur të fshikëzës dhe tëmthit. Vaji i ullirit dhe limoni janë të pasur me antioksidantë, të cilat bëjnë të mundur eleminimin e toksinave dhe mbeturinave nga zorrët.

Qetëson dhimbjet reumatike dhe artrite: një lugë çaji e kësaj kure në stomakun bosh redukton ndjeshëm dhimbjet inflamatore të shkaktuara nga artriti dhe reumatizma.

Përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe tëmthit: kjo përzierje eleminon toksinat nga trupi dhe përmirëson funksionin e mëlçisë dhe tëmthit.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit