Vaji i çmuar që pastron trupin nga parazitët dhe forcon zemrën!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vaj kungulliVaj kungulli është një vaj jashtëzakonisht i dobishëm, kështu që përdorimi i tij i përditshëm mund të japë efekte shëndetësore fantastike. Ai përmban më shumë se 60% acide yndyrore të pangopura, dhe është i lartë në vitamina C, E, A dhe K.

Ky vaj gjithashtu përfshin vitamina të grupit B, minerale (kalcium, fosfor, kalium, magnez), proteina, mangan, hekur, zink, lektin, dhe oksid salicili.

Këto janë disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore:
Rregullon problemin e prostatës së zgjeruar
Trajton infeksionet e kanaleve urinare tek burrat dhe gratë
Përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës
Rregullon nivelet e kolesterolit
Ndihmon me sëmundjet kardiovaskulare
Ndihmon në reduktimin e parazitëve të zorrëve dhe lehtëson simptomat e sindromës së zorrës së irrituar
Rrit funksionin normal renal
Përmirëson sistemin imunitar

Ka efekt pozitiv në përmirësimin e shikimit
Ndihmon në përmirësimin e djegieve dhe problemeve të ndryshme të lëkurës
Ndalon rënien e flokëve etj.

Si mund ta përdorni vajin e kungullit për qëllime terapeutike?
Për 3 muaj merrni 2 lugë vaj kungulli 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Në 6 muajt e ardhshëm deri në 2 vjet, merrni 1 lugë gjelle në ditë.

Është shumë e rëndësishme të mos e ndërprisni terapinë gjatë javëve të para, derisa simptomat e pakëndshme lidhur me urinimin të zhduken, terapia duhet të vazhdojë të paktën për 6 muajt e ardhshëm.

Shënim: Nëse vuani nga hiperplasia apo prostata do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun përpara se të përdornit vajin e kungullit për qëllime terapeutike.

Burimi: healthyfoodhouse/https://shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj