Vaji i livandos dhe përfitimet shëndetësore të saj

Ilma Lamçe

Kemi dëgjuar të flitet për përfitimet shëndetësore që ka vaji i kokosit apo vajra të tjerë. Por sot do flasim për përfitimet shëndetësore të vajit esencial të livandos.

Vaji esencial i livandos nxirret nga distilimi me avuj i luleve të livandos. Lulet e livandos janë përdorur që në lashtësi si erëza për shkak të aromës së tyre. Vaji esencial i saj përdoret: për të bërë parfume, në kremra, xhele, infuzione, locione dhe sapunë. Vaji i livandos ka aftësi për të qetësuar sistemin nervor, çlirimin e dhimbjes, dezinfektimin e skalpit dhe lëkurës, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe trajtimin e problemeve respiratore.

Vaji i livandos ka përdorim të shumta, duke nisur nga ato kozmetike deri tek përdorimet medicinale.

Largimin e insekteve. Nëse pickoheni nga mushkonjat aplikimi i një pike vaj livando në vendin e pickimit do të reduktojë irritimin dhe gjendjen e të kruajturit të lëkurës.

Gjumi. Vaj esencial i livandos nxit gjumin dhe në mjeksinë alternative përdoret për trajtimin e pagjumësisë.

Sistemin nervor. Vaji esencial i livandos ka një aromë që të fal qetësi duke e bërë livandon një tonik të shkëlqyer për nervat dhe problemet e ankthit. Gjithashtu livandoja ndihmon në trajtimin e migrenës, dhimbjes së kokës, depresionit, tensionit nervor dhe stresit emocional.

Fytyrë. Vaji esencial i livandos ka veti anti-bakteriale, anti-mykotike, anti-inflamatore dhe rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë. Këto veti të saj e bëjnë vajin e livandos të jetë efikas në trajtimin e akneve, infeksioneve, ekzemave, psoriazës, shenjave të ngelura nga aknet.

Veshka. Vaji esencial i livandos është i mirë gjithashtu për trajtimin e çrregullimeve urinare për shak të efekteve që ka për stimulimin e prodhimit të urinës. Për më shumë ai ndihmon në balancimin hormonal dhe në reduktimin e cisteve ose inflamimin e fshikëzës urinare. Gjithashtu redukton dhimbjet e shkaktuara nga këto ose probleme të tjera.

Flokët. Vaji esencial i livandos ka veprim mbi largimin e morrave. Gjithashtu vaji esencial i livandos përdoret për trajtimin e rënies së flokëve.

Qarkullimi i gjakut. Vaji esencial i Livandos ka veprim të mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai ul tensionin e gjakut.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet