Vaji i trëndafilit, ja për çfarë mund të përdoret!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta

vaj trendsfiliVaji i trëndafilit është një vaj tejet i veçantë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, C, E, acideve yndyrore omega-3, 9, 6 dhe likopenit (antioksidant i fuqishëm dhe burim i pro-vitaminës A).Përhapja e përditshme e një sasie të caktuar, ripërtërin qelizat, rrit elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës, eleminon plotësisht vijat e holla, zbutë rrudhat e thella.Konsiderohet i domosdoshëm për lëkurat e rrudhura pasi është dëshmuar se rikthen në nivele normale kolagjenin e humbur, ofron shkëlqim dhe ushqyerje në thellësi.

Vaji nxirret nga trëndëfilat që mblidhen para orës 8 të mëngjesit për të arritur efiçencën më të lartë dhe duke përdorur pikimin me avull. Zakonisht temperatura e përdorur në pikim arrihet të kontrollohet në mënyrë shumë të detajuar në mënyrë që të ruhen veçoritë e trëndëfilit pa ndikuar në përbërësit e tij.

Shërben si Anti-histamin, tretës dhe lirues për verdhëzën, si qetësues për dhembjet dhe anti-fungal.
Përdorimi i jashtëm : Për mjekimin e dhembjeve të kokës, lodhjes së syve dhe për përkujdesjen e lëkurës. Fërkimi i fytyrës me vajin aromatik të trëndafilit ndihmon për çlodhjen.

Ky vaj Izolohet nga jashtë dhe nuk shkakton asnjë helmim, efekte ngacmuese apo alergjike, por pavarsisht kësaj duhet të bëhet kujdes me përdorimin e tij gjatë periudhës së shtatzanisë për shkak të mungesës së studimeve të mjaftueshme.

Burimi: naturallife.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?