Vajrat natyralë që mund të përdoren si krem kundra diellit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Po bëheni gati për plazh? Doni të dini se çfarë metodash alternative natyrale mund të përdorni për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit? Ja cilat janë disa nga vajrat më të mira natyrale që mund t’i përdorni si krem kundra diellit:plazh_vajra_krem kundra diellit

Vaj bajame

Është një nga vajrat esencialë më popullorë. Ai ka SPF natyral 5, që është pak e ulët, por përmban një sasi të madhe të vitaminës E, e cila mbron lëkurën dhe e mban atë të butë. Vaji i bajames është gjithashtu i mirë për flokët, pasi i mban të buta dhe të shndritshme. Mund ta përdorni vajin e bajames së bashku me një krem tjetër për lëkurën.

Vaji i avokados

Mund ta përzieni këtë vaj me SPF të paktën 15. Vajin e avokados mund ta gjeni tekdyqanet e erëzave dhe vajrave esencialë. Nëse nuk e keni këtë vaj, mund ta përdorni direkt avokadon për lëkurën. Vetëm mos e teproni me të, sepse do të përfundoni me ngjyrë jeshile.

 Vaji i ullirit

Ky është një nga vajrat më të pëlqyer dhe më të përdorur nga shumica e njerëzve. Me siguri i dini përfitimet e shumta shëndetësore të vajit të ullirit, por mund të mos dini që ai zbut gjithashtu lëkurën, mbron nga dëmtimet e diellit dhe siguron një sërë antioksiduesish për trajtimin e djegieve.

Nëse nuk ju mjaftojnë të gjitha këto, duhet të dini gjithashtu si vaji i ullirit është i mirë edhe për kokën dhe flokët.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave