Vajrat natyralë që ndihmojnë në rritjen e flokëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe si të tilla kërkojnë shumë kujdes. Të kesh flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe me volum kërkon përkujdes të përditshëm. Fatmirësisht, në ditët e sotme mund të gjesh metoda të ndryshme për t’i mbajtur flokët e shëndetshëm. Disa nga opsionet më të mira janë vajrat natyralë, të cilët ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i mbajnë ato të shëndetshëm.vaj

Më poshtë do të gjeni disa nga vajrat natyralë më të mirë për rritjen e flokëve.

Vaji i kastorit

Për vite me radhë ky vaj është përdorur për të detoksifikuar dhe pastruar trupin. Por, shumë pak njerëz e dinë se ky vaj mund të stimulojë rritjen natyrale të flokëve dhe të mbajë lëkurën e kokës të shëndetshme.

Vaj i rozmarinës – Rozmarina dhe vaji i saj esencialë përdoren shumë në produktet kozmetike për rritjen e flokëve. Vaji i rozmarinës forcon rrënjët e flokut dhe stimulon në rritjen e tyre. Mjafton vetëm të hidhni pak vaj rozmarine në shampo dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.

Vaji i arganit – Ky vaj nga Maroku ka fituar shumë popullaritet këto vitet e fundit dhe është cilësuar si produkti i duhur për mirëmbajtjen e flokëve, Përdorimi i rregullt i vajit të arganit ndihmon në riparimin e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Vaji i ullirit – Në listën e vajrave natyralë për rritjen e flokëve nuk kishte si të mungonte vaji i ullirit. Ky lloj vaji përmban yndyra të pangopura që rekomandohen për forcimin e flokëve, të lëkurës dhe thonjve. Ai përmban gjithashtu vitaminën E që ndalon rënien e flokëve,  i ushqen dhe ndihmon në rritjen natyrale të tyre.

Trajtime me vajra për rritjen e flokëve

Edhe pse të gjitha vajrat në vetvete janë shumë të mira për rritjen e flokëve, kombinimi i tyre së bashku jep efekt edhe më shumë. Më poshtë do të gjeni një trajtim natyral për rritjene flokëve duke kombinuar disa lloje vajrash.

Përbërësit:

  • ½ filxhan vaj kastori (120 ml)
  • 2 lugë çaji vaj avokado (10 ml)
  • 1 lugë çaji vaj rozmarine (5 ml)
  • 1 lugë çaji vaj livando (5 ml)

Përzieni të gjithë përbërëst në një enë xhami. Aplikojeni maskën me kujdes në kokë dhe mbajeni për rreth 1 orë. Më pas e lani kokën.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin