Vajza ka kist, si ta kurojmë pa operacion?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shëndeti

Përshëndetje. Vajza ime është 19 vjeçe. Ka një kist në anën e majtë. Është 6 cm. Mjeku thotë se ajo probleme gjinekologjike kistemund të shpërthejë edhe vetvetiu ose nëse nuk shpërthen, duhet të ndërhyjmë. A ka ndonjë ilaç që mund ta kurojmë edhe pa ndërhyrje? 

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku obstetër gjinekolog Rustem Celami

Kistet në vezore deri në 6 cm, kur janë të pastra në ekzaminin ekografik e nuk ju japin shqetësime me ciklin menstrual apo dhimbje, thjesht monitorohen çdo 3 apo 6 muaj, te mjeku specialist. Kistet në këtë madhësi nuk ndikohen nga ilaçe, ata ose monitorohen kur nuk japin shqetësime, ose mund të zvotohet (boshatiset) me anë të një ageje të hollë me anë të sondës ekografike. Alternativa tjetër është me atë të sondës laparaskopike ose mënyra klasike me anë të incizionit laparatomik. Por, duhet theksuar se kisti apo kistet mund të riformohen. Prandaj, ndoshta vetëm monitorimi dhe plasja vetë e kistit është mënyra më e preferuar si menaxhim mjekësor.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës