Vajza me kancer fiton të drejtën për t’u rikthyer nga vdekja

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një 14-vjeçare ka fituar të drejtën për t’u ngrirë pas vdekjes, pasi shpreson që të mund të “zgjohet” një ditë dhe kurohet nga kanceri.instituti-cryonics

Vajza vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe në ditët e fundit të saj shprehu dëshirën që trupi i saj të ngrihej. Prindërit e saj fillimisht nuk ishin dakord, prandaj vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, kërkoi lejen nga Gjykata e Lartë.

Në një letër dërguar gjykatës, vajza shkruan: “Nuk dua të vdes, edhe pse e di që do të vdes…Dua të jetojë gjatë…Dua ta kem këtë shans”.

Vetëm pak ditë para vdekjes së saj, më 17 tetor, gjykata vendosi t’i plotësojë dëshirën. Trupi i saj ruhet tani brenda Institutit Cryonics, në Miçigan, në temperaturë -196 gradë celsius. Ajo është fëmija e parë britanike që është ngrirë.

“Po vdes, por do të rikthehem sërish pas 200 vitesh”, u shpreh vajza para se të ndërronte jetë.

“Mendoj se ngrirja do të më japë një shans që të kurohem dhe zgjohem, edhe pas qindra vitesh. Nuk dua të  tretem nëntokë. Dua të jetojë gjatë dhe mendoj se në të ardhmen mund të gjejnë një kurë për kancerin dhe të më zgjojnë”.

Babai i saj frikësohet se vajza mund të zgjohet brenda “200 vitesh” e vetme në Amerikë, me humbje kujtese dhe pa familje.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi