Vajza që jeton në një kovë plastike

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Rahma Haruna

Ashtu si çdo adoleshente, edhe ajo ëndërron që të jetojë një jetë të lumtur dhe një ditë të hapë një dyqan të vetin. Por, fati tragjik e ka gozhduar në një kovë plastike. Rahma Haruna ka lindur me një sëmundje të mistershme, që e ka lënë pa gjymtyrë dhe me dhimbje të tmerrshme, pasi jeton në shumicën e kohës në një kovë plastike.

19-vjeçarja nga Kano e Nigerisë është lindur e shëndetshme, por, kur mbushi 6 muajsh, ndaloi papritur së rrituri. Nëna e saj tregon se pasi mbushi 6 muajsh, vajza filloi të kishte temperaturë, më pas dhimbje stomaku, të gjymtyrëve.

Familja e Rahmas përpiqen që të bëjnë më të mirën për të. Ata e shëtisin në fshat me anë të kovës plastike. Nuk dihet akoma shkaktari i gjendjes së Rahmas, edhe pse familja e saj është përpjekur shumë që të sigurojë një diagnozë.

“Kam që 15 vjet që po kërkojë për një kurë. Kam shpenzuar të gjithë pasurinë, por ende asgjë”, tregon babai i saj,  Hussaini.

Ai kërkon të paktën një zgjidhje për lehtësimin e dhimbjeve të vajzës. Pas publikimit të lajmit nga një media lokale, vajzës i kanë dhuruar disa dhurata, një prej të cilave është një karrige me rrota, që e ka ndihmuar shumë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut