Vajza që teshtin 8000 herë në ditë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ira Saxen teshtin 8000 here ne dite

Një nënë e dëshpëruar po lutet për ndihmë për vajzën e saj 9-vjeçare, e cila teshtin gati 8000 herë në ditë. Ira Saxena nisi të teshtijë tre javë më parë dhe tani ajo lëshon rreth 10 teshtima  në minutë. Mjekët kanë ngelur pa fjalë nga kjo gjendje e mistershme, ndërkohë që kanë përjashtuar shkaktarët më të zakonshëm të teshtimave, si ftohja apo alergjitë. E vetmja kohë kur Ira pushon së teshtituri është kur fle gjumë.

Nëna e saj Priya e ka çuar tek klinikat dhe specialistët më të mirë, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të gjejë diagnozën për ndalimin e teshtitjes.

“Tri javë më parë ajo filloi të teshtijë dhe që atëherë nuk ka pushuar asnjëherë. Fillimisht teshtinte rrallë, ndërsa me kalimin e kohës teshtima filloi të bëhej më konstante dhe më e fortë.

“Mjekët thonë se mund të jetë për shkak të një sinjali të gabuar që dërgohet nga truri ose tiku nervoz, por deri tani asnjë nuk është i sigurt.

“Ajo nuk është alergjike nga asnjë gjë dhe ka marrë ilaçe të ndryshme për ndalimin e teshtimës, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Ira nuk teshtin gjithashtu edhe kur është e hipnotizuar, por, sapo të mbarojë terapia e hipnotizimit, ajo fillon të teshtijë sërish.

9-vjeçarja shpjegon në video çfarë do të thotë të teshtish 8000 herë në ditë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave