Kryefaqja Psikologji Vapa dhe shëndeti mendor, ekspertët: Temperaturat ekstreme kanë shtuar rastet

Vapa dhe shëndeti mendor, ekspertët: Temperaturat ekstreme kanë shtuar rastet

0
Shpërndaje

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e problematikave të shëndetit mendor.

Në Elbasan, mjekët psikiatër referojnë se numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore është rritur ndjeshëm, dhe shkak kryesor është vapa ekstreme.“Ka një rritje të problemeve të shëndetit mendor, për shkak të nxehtësisë temperaturave të larta të cilat ndikojnë tek sistemi nervor me anë të disa neurotransmetuesve, duke ndryshuar nivelin e tyre. Nivelin e sterotominës dhe kortizolit, dhe pacientet tanë janë pak me të irrituar, më ankthiozë. Mund të sillen edhe agresivë dhe armiqësorë me familjarët e tyre, dhe si pasojë kemi edhe një numër më të lartë të shtrimeve në spitalin psikiatrik”, thotë Noranda Biça, mjeke psikiatre.

Edhe me problematike është situata tek personat që janë nën trajtim për probleme të shëndetit mendor. Në të tilla raste bluzat e bardha kërkojnë që bëhet kujdes me mjekimin.

“Pacientët tanë që përdorin medikamente, kryesisht stabilizuese të humorit, të jenë në monitorimin e mjekut psikiatër të tyre. Kjo pasi disa medikamente antipsikotikë dhe stabilizues humori kanë vështirësi  për t’u eskretuar nga veshkat dhe ndikojnë jashtë mase edhe në eliminimin e tyre”, shprehet ajo, per Euronews.

Numri i personave që trajtohen nga probleme të shëndetit mendor sa vjen e rritet dhe po prek të gjitha grupmoshat përfshirë edhe fëmijë, aq sa ekspertët i konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si epidemia e heshtur që po vret shoqërinë moderne.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here