Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin dhe predispozitën për konflikte

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon si ndikon i nxehti i irriton ata.

“I nxehti rrit zemërimin predispozitën për konflikt, u ngacmon neuronet, ka një korrelacion ndërmjet sistemit psikotik dhe të nxehtit”.

Problemet e shëndetit mendor janë shtruar më së shumti tek të rinjtë për shkak edhe të konsumit të substancave narkotike.

I nxehti, festat e shumta nëpër plazhe shoqëruar edhe me konsum të substancave bënë që mosha të reja të shfaqin çrregullime psikotike.

“Nëse e ke pak pak në gjak, pra të trashëguar, dhe përdor edhe substanca rriten disa herë shanset për të shfaqur sëmundje mendore. Ndaj duhet bërë shumë kujdes me drogat pasi është shtuar numri i të rinjve me çrregullime psikotike”.

Për të gjithë ata që kanë një anëtar familjeje me probleme të shëndetit mendor mjekja psikiatre këshillon së pari të rishikojnë skemat e mjekimit.

“Të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të hidratohen, të rishikojnë skemat e mjekimit”.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?