Varësia ndaj alkoolit, kur mund të quhesh i alkoolizuar

grua pi alkoolVarësia alkoolike është sëmundje neuro-biologjike, e cila zhvillohet pas një abuzimi relativisht të gjatë me alkool. Përcaktohet si diagnozë sipas kritereve klinike ICD-10 duke nënkuptuar:
• Shtysë të papërmbajtur kompulsive për konsum alkoolik (dëshirë e fortë për të pirë)
• Pafuqi për të kontrolluar sasinë, cilësinë, frekuencën, kohën, ekuilibrin gjatë pirjes
• Statusi i abstinencës fizike (ndërprerja për një kohë të shkurtër ose zvogëlimit të dozës së alkoolit) ku manifestohet: tremor, djersitje, nausea, takikardi, çrregullime ankthi, pagjumësi, atake epileptike, dizorientim, haluçinacione, etj.
• Rrritja e tolerancës për të arritur të njëjtin efekt dopamino/adrenalinë shtohet gjithnjë e më shumë sasia.
• Braktisje progresive interesi apo kënaqësive të tjera alternativa dhe dedikimi gjatë gjithë kohës duke pirë alkool.
• Persistenca duke pirë edhe pse i ndërgjegjshëm për dëmet multiorganike si ato fizike (mëlçia, sistemi tretës, sistemi kardiovaskular, metabilizmi), dëmet në shëndet mendor, (çrregullim humori, ankthi e personaliteti), dëme kogniktive/komportamentalë.
• Manifestime kronike simptomash sipas “Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (DSM-IV e DSM-V)”

Kush quhet i alkoolizuar: Njerëzit mund të quhen të alkoolizuar kur gjatë gjithë kohës që janë zgjuar kanë një tërheqje kompulsive të papërmbajtshme për të konsumuar alkool.
Një pjesë e kontigjentit të alkoolizuar (kryesisht mosha relativisht e re) bashkë me varësinë alkoolike janë edhe abuzues drogërash të tjera si hashash, kokainë, etj dhe futen tek personat me multivarësi.

“Alkoolizmi” apo sëmundja e varësisë alkoolike dhe multi (alkool + narkotik) ka përfshirë një përqindje serioze të popullsise aktive. Moshat më të prekura janë moshat nga 35-60 që janë dhe prindër, pikërisht në moshën më aktive në produktivitet ekonomik-social-kulturor-edukativ në funksion të fëmijëve të tyre, pra atë familjes dhe rrjedhimisht të shoqërisë.

Ajo që përipiqemi të bëjmë në trajtimin e këtyre pacientëve nuk lidhet me sasinë por cilësinë në dhënien e plotë të Trajtimit Kombinativ Klinik, pasi në momentin që kalojnë fazën klinike (3-4 javore), dhe kalojnë në abstinencë të qëndrueshme, këta pacientë bëhen në terren parandaluesit më të fuqishëm të abuzimit alkoolik dhe substancor, si dhe kontigjenti më efikas i dobishëm për politikbërje parandaluese territoriale në kooperim me entet shtetërore apo OJQ.

Sipas OBSH problemet alkool-lidhura në Shqipëri përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë si dhe përbëjnë nivele të pasuportueshme vuajtjesh për familjet dhe shoqërinë në tërësi. Ndaj në Muajin e Ndërgjegjësimit për Varësinë nga Alkooli bëjmë thirrje për më shumë ndërgjegjësim pasi kompromentimi i shëndetit mendor, pasojë e abuzimit me alkoolin bëhet shkas për aksidente rrugore dhe aksidente të tjera violence (dhunë verbale dhe fizike), divorc, dhunë bashkëshortore dhe krim në familje, abuzim me minorët dhe traumatizimi i tyre, kriminalitet i shtuar etj.

Sot, nënvizojmë se me mbështetjen dhe trajtimin e duhur, pacientët arrijnë t’i thonë jo alkoolit dhe të rifitojnë jetën e tyre./QSUT

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës