Vazelina i shndërron jetën 13-vjeçares

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

13-vjeçarja ka lindur me një gjendje shëndetësore të rrallë që i ka shkaktuar pamundësi në lëvizje. Kur u shtrua për herë të parë në spital, Nagina nuk ishte në gjendje as të lëvizte, jo më të ecte. Sot jeta e saj ka filluar të lulëzojë falë  produktit që ne të gjithë e njohim, vazelinës.Nagina

Ajo lindi me një gjendje shëndetësore e cila ia trashte lëkurën dhe mungesa e  një trajtimi mjekësor bëri që ajo shumë shpejt të bllokohej plotësisht. Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, prindërit e saj e kishin të pamundur t’i vinin në ndihmë vajzës së tyre.

Kur  ndihmësmjekët e gjetën Naginën në një zonë rurale të Nepalit, mund të thuhet se ajo ishte duke jetuar brenda një guaske.  Ajo kishte lindur më një problem gjenetik të quajtur “ichthyosis”.

Një gjen me defekt pengonte ritmin me të cilin lëkura rigjenerohej. Nuk është e përcaktuar mirë nëse rrëzimi i lëkurës së vjetër është shumë e ngadaltë apo rigjenerimi i qelizave është më një ritëm shumë të shpejtë, por në të dy skenarët e mundshëm , përfundimi është krijimi i një shtrese shumë të trashë lëkure.

Nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje dhe njerëzit tek të cilët manifestohet kjo sëmundje në një gjendje të rëndë janë të detyruar të kalojnë  disa orë në ditë duke hidratuar lëkurën e tyre. Kjo zgjidhje duket shumë e thjeshtë, por ka  njerëz  si Nagina të cilët nuk kanë akses as në gjerat më thelbësore të jetës së përditshme.

Nëse ata do ta kishin më të lehtë t’i siguronin këto gjëra, jeta për Naginën dhe shumë njerëz që kanë të njëjtin problem do të ishte shumë herë më e thjeshtë.

Nagina1

Sot, falë kujdesit të mjekëve dhe furnizimit falas gjatë gjithë jetës me vazelinë, Nagina ka rifituar jetën e saj. Pas daljes nga spitali ajo ka hyrë në shkollë dhe vajza që njihej si “njeriu qe kurrë nuk fliste ose qeshte” tani  përshkruhet si vajza më e qeshur dhe shumë miqësore.

Kur u shtrua për herë të parë në spital, mjekëve iu desh një punë shumë e madhe për të stabilizuar gjendjen e saj. Infermierët e mbështillnin çdo ditë trupin e saj me garza të lyera me vazelinë, dhe më pas e lanin. Kjo kurë dhe përkujdesje vazhdoi për më shumë se 5 muaj.

Ndërsa javët kalonin, lëkura e saj filloi të  përmirësohej dukshëm dhe vet Nagina erdhi në jetë. Ajo filloi të buzëqeshte, filloi të bënte psikoterapi që ta ndihmonte të ishte më e lëvizshme dhe filloi të njihte fëmijë të tjerë që kishin probleme.

Momentalisht ajo ndjek shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe i  është përshtatur më së mirei jetës së saj të re.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani