Vdekja e 7-vjeçares, drejtori i spitalit: E mjekuam siç duhej

Drejtori i Spitalit të Laçit, Gazmir Dervishi, ka reaguar pas vdekjes së 7-vjeçares Pamela Jahja. Sipas tij, vogëlushja vuante nga një pneumoni e rëndë. Ndërsa ka sqaruar se vajzës së mitur i është dhënë ndihma e parë në spital dhe pastaj është dërguar në doktor 1QSUT në Tiranë, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

“Pamela qëndroi 2 orë në spital. E mitura u transportua në Lezhë. Transportimi u bë pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Të nesërmen u transportua në QSUT, në Tiranë. Ajo vuante nga një pneumoni e rëndë”, deklaroi Dervishi.

Pamela Jahja jetonte në një rulotë të shkatërruar në fshatin Shullaz të Kurbinit bashkë me prindërit e saj të papunë dhe motrën e vogël. Babai i saj fajësoi shtetin që s’i ofroi një banesë ku fëmijët të jetonin siç duhej dhe të mos sëmureshin nga mungesa e kushteve. Gjithashtu ai akuzoi mjekët e Laçit se nuk e kishin trajtuar siç duhet të bijën./ BW

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar
Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n
Protezat ortopedike/ Në listë pritje? Ja për sa vjet ju vjen radha