Vdekjet nga zemra u katërfishuan, po rriten fatalitetet te të rinjtë dhe fëmijët. ISHP: Në Shqipëri mbi 88 mijë persona vuajnë nga sëmundje të zemrës

Statistikat tregojnë se sëmundjet kardiake janë ndër vrasësit kryesorë të popullatës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 20 milionë persona, ose 31% e vdekjeve në botë, vijnë si pasojë e një sëmundjeje kardiake. Por mjekët japin alarmin se këto sëmundje po prekin edhe të rinjtë, që konsiderohen si mosha nën 40 vjeç, si dhe moshat pediatrike.

Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve edhe në Shqipëri. Por ajo që është më dramatike, është se ato thuajse janë katërfishuar krahasuar me vitet ’90.

Kështu, nëse në vitin 1990 u regjistruan 85.5 vdekje për 100 mijë banorë, në vitin 2019 kjo shifër u rrit në mënyrë drastike, duke shkuar në 220.9 vdekje për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të ISHP-së, në Shqipëri rezultojnë mbi 88 mijë persona me sëmundje të zemrës. 37 mijë prej tyre kanë sëmundje ishemike të zemrës.

Por, alarmi qëndron në faktin se këto sëmundje po prekin gjithmonë e më shumë të rinjtë. Në vitin 2020, INSTAT raportoi se 19% e të rinjve nga 0–19 vjeç humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, ku përfshihen sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet cerebrale në tru.

Në vitin 2021 kjo shifër u rrit në 25.3%, dhe në vitin 2023 ishte 23% – një shifër mjaft e lartë.

Ilir Alimehmeti, zëvendësdekan i Fakultetit të Mjekësisë, thotë se sëmundjet kardiovaskulare, megjithëse në shifra mjaft të vogla, kanë qenë gjithmonë të pranishme te të miturit. Duke iu referuar disa studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai thotë se gjatë 25 viteve të fundit ky raport është përkeqësuar./Inside Story

http://

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet