Njeriu më i vjetër në botë u nda nga jeta në moshën 112-vjeçare. Japonezi Yasutaro Koide vdiq nga ataku kardiak dhe pneumonia.
Koide, i lindur më 13 mars 1903, hyri në Librin e Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në gusht të vitit të shkuar. I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së tij, Koide u përgjigj: “Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni punën e tepërt dhe të jetoni me gëzim.”
Sipas Librit Guinness, deri tani personi që ka jetuar më gjatë është francezja Jeanne Calment, e cila jetoi 122 vjet dhe 164 ditë. Ajo vdiq në gusht të vitit 1997.
Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: BBC


