Vend pune GAZETAR

Gazeta Shendeti kërkon të punësojë një gazetar terreni.

Detyrat
– Ndjek ngjarjet e përditshme në terren
– Shkruan dhe përgatit lajmet për botim
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e lajmit
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve
– Zhvillon intervista në terren

Kushtet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë ose të jetë në proces studimi në Shkenca Komunikimi ose Sociale (Gazetari, Gjuhë-Letërsi, Punë Sociale ose në një degë të ngjashme), dhe ka pasion gazetarinë;
  • Të ketë njohuri të mira të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
  • Të ndihet komod me punën në lëvizje dhe në terren;
  • Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Të ketë përkushtim ndaj punës së kryer dhe të jetë i/e aftë të punojë me vetëiniciativë;

Të interesuarit të dërgojnë CV në info@shendeti.com.al

Afati i fundit i aplikimit: 20 Shtator 2021

Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14.

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës